KROACIA PARALAJMËRON NEGOCIATA TË REJA ME SLLOVENINË PËR ÇËSHTJEN E KUFIRIT

KROACIA PARALAJMËRON NEGOCIATA TË REJA ME SLLOVENINË PËR ÇËSHTJEN E KUFIRIT

Kroacia dhe Sllovenia gjatë këtij muaji do të zhvillojnë negociata të reja në përpjekje zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për kufirin, deklaroi dje në Berlin kryeministri kroat, Ivo Sanader pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Sanader paralajmëroi se ky do të jetë një takim i nivelit më të lartë, në të cilin do të marrin pjesë ai dhe kryeministri slloven, Borut Pahor.
Merkel theksoi se ishte në interesin e dy vendeve zgjidhja e shpejtë e problemit.
"Gjermania është e gatshme të ndihmojë për këtë", theksoi Merkel.
Merkel dhe Sanader përshëndetën propozimin e shefit të diplomacisë italiane, Franco Fratini për mbarimin e negociatave për anëtarësimin e Kroacisë në BE deri në fund të viti.
Sanader dhe Pahor u takuan para pak kohësh, por nuk arritën marrëveshje për kufirin, që daton që nga viti 1991 pas pavarësisë të këtyre dy vendeve. 
Për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje, Sllovenia ka bllokuar negociatat e Kroacisë për anëtarësim në BE


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek