Problemi më i përhapur i shëndetit mendor në Shqipëri është stresi me
41 % të rasteve, sipas një studimi të Qendrës së Zhvillimit të
Shëndetit Mendor.
Bazuar në studimin
e realizuar me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë,
personat që vuajnë nga depresioni përbëjnë 33 % të rasteve me sëmundje
mendore, ndërsa për abuzimin me substancat janë shprehur në 8% të
rasteve.
Në vendin tonë, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë kryesisht probleme ekonomike dhe papunësia. Në studim përbëjnë 66 % të rasteve. Stresi vlerësohet me 14 % të rasteve, ndërsa problemet familjare (sociale), në 11 %.
Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i këndvështrimeve të popullatës mbi çështje të shëndetit mendor dhe mbi personat që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit mendor.
Në këtë studim u përfshinë 520 persona, të rritur të moshës mbi 18 vjeç, bazuar në kuotat demografike, në 10 rrethe të vendit, Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Sarandë. Intervistat u kryen në mënyrë individuale në shtëpinë e të intervistuarave përgjatë periudhës 15 korrik-15 shtator 2008.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |