-Në
prag të festës së Pashkëve, dita e sotme ka rezervuar një nga ritet më
karakteristike të kësaj feste, atë të bekimit të bukës. Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të moshave të ndryshme i janë drejtuar katedrales së “Shën Shtjefnti” të qytetit të Shkodrës, për të bekuar ushqimet e tyre të festës së Pashkëve.
Ka
qënë, famullitari i Shkodrës, don Gjovalin Sukaj, i cili, pas lutjeve
të rastit, ka pritur dhe përcjellë me qindra besimtarë, të cilëve u ka
bekuar ushqimet e tyre për këtë ditë madhe. Besimtarët shkodranë, në
prag të një prej festave më të rëndësishme të kalendarit katolik,
shprehen të gëzuar, pasi Pashkët e këtij viti i kanë gjetur më mirë se
vitet e tjera, “Gëzuar Pashkët dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët” uron një nga besimtarët duke dalë nga Katedralja.
Gjatë gjithë
kësaj jave, në kishat katolike të Shkodrës e veçanërisht në Katedralen
e "Shën Shtjefnit” janë organizuar ceremoni dhe ritet fetare kushtuar
ditës së Pashkëve. Ndërkohë, që ceremonitë kushtuar kësaj dite
të shënuar do të vazhdojnë me Meshën e Vigjiljes së Pashkëve, e cila si
zakonisht do të zhvillohet në mesnatë në prani të një numëri shumë të
madh besimtarësh shkodranë
ShtypiDites