Reagimi i prindërve të Junës është mjaft interesant. Ajo është 31
vjeçe dhe ka ikur jashtë para 12 vjetësh, kështu që prindërit thonë se
kanë humbur shumë vite të rëndësishme të jetës së saj. Më 1 prill e ëma
ishte sëmurë dhe ajo e mori në telefon duke i thënë: “Të të sëmur më
shumë? Do të hyj në ‘Big Brother’”.
Megjithatë, prindërit e përjetuan shumë pozitivisht këtë fakt, pasi
tani kanë mundësi ta shikojnë vajzën e tyre 24 orë, dhe pse jo, ta
njohin më shumë. “Është një dhuratë për ne”, thotë babai i saj.
Prindërit e kësaj konkurrenteje nuk kanë komplekse për detaje të vogla
të performancës së Junës, siç është fakti që ajo pëlqen të ecë zbathur
etj. Babai i vajzës, Virgjili, rrëfen më pas se Juna është “self made
woman”, pra ia del vetë në çdo situatë dhe e përjeton çdo gjë deri në
fund. Ajo ka bërë nga të gjitha llojet e punëve në Gjermani dhe e ka
siguruar shkollimin dhe jetën krejtësisht vetë. Juna jeton në Keln dhe
studion për Romanistikë, që në fakt është letërsi e krahasuar. Për sa i
përket qëllimit të futjes në BB, Juna e ka bërë që të shikojë si mund
ta përballojë realitetin shqiptar, por në fakt ajo nuk do që të kthehet
këtu. Ëndrra e madhe e Junës, vazhdon rrëfimi, është pianoja, për të
cilën ajo nuk mundi të vazhdojë studimet, pasi iu desh të punojë. Juna
ka pasur një kërkesë, pikërisht një vegël speciale që e ndihmon për
rehabilitimin e krahut, që ka ardhur si pasojë e të punuarit kameriere.
Kjo gjë kurohet disi me fizioterapi, ose me një operacion që kushton
dhe nuk dihet si del. I mungon lëngu mes kockave dhe ka dhimbje në
mëngjes. Juna mbante 7 pjata në krah. Por Juna si banakiere, thotë i
ati, është e paparë. Më pas ai rekomandon që brenda BB t’i futen disa
partitura që ajo t’i luajë në piano dhe të krijojë një atmosferë edhe
më të bukur në mbrëmje.
Gazeta Shqip