Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe
Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, në krye të një delegacioni nga
Shqipëria, zhvilloi ditët e fundit një vizitë zyrtare në Republikën e
Kosovës, ku u takua me homologun kosovar Idriz Vehapi, me të cilin
diskutoi për rritjen e bashkëpunimit në sistemin bujqësisë mes të dy vendeve.
Sipas njoftimit për shtyp nga MBUMK, gjatë këtij takimi të dy ministrat vunë theksin në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe veçanërisht në sektorin e blegtorisë dhe të bujqësisë, të legjislacionit bujqësor.
Ministri
Gjana, gjatë këtij takimi vuri theksin në nxitjen e faktorit politik
për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë si sektorë prioritarë për
ekonomitë e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, është shprehur
Gjana, prodhimet bujqësore shqiptare, duhet të rrisin prezenzën e tyre
në tregjet rajonale. Rruga e re Durrës-Kukës, tha ai do ti japë një
zhvillim të ri marrëdhënieve midis dy vendeve.
Një
vend të rëndësishëm gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Kosovë,
zuri dhe takimi me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,
i cili vlerësoi si shumë të dobishme dhe interesante përvojën e
Ministrisë së Bujqësisë Shqiptare në këtë fushë, bëri të ditur MBUMK
ShtypiDites