SOT, MOT I VRANĖT, ME RESHJE SHIU DHE PJESĖRISHT SHTRĖNGATA

SOT, MOT I VRANĖT, ME RESHJE SHIU DHE PJESĖRISHT SHTRĖNGATA

Sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët, me reshje shiu dhe pjesërisht shtrëngata. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së martë vendi ynë do të ndikohet nga qendra e presionit atmosferik të ulët dhe nga masa ajrore të paqëndrueshme në lartësi. Moti do të jetë me vranësira, të shoqëruara me reshje shiu e pjesërisht shtrëngata, kryesisht në zonën qëndrore dhe jugore të vendit.
Era do të fryjë nga Juglindja me shpejtësi deri në 16 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet të arrijë deri 6 në ballë.
Ndërkohë, pritet një rënie e temperaturave maksimale. Temperaturat më të ulta do të variojnë nga 3 në 10 gradë, ndërsa ato të larta nga 9 në 21 gradë celcius.

Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              9  dhe     20    
     
     Shkodër           8  dhe     18        

     Durrës             9  dhe      20   

     Lezhë            10  dhe      20
    
     Kuçovë           8   dhe     18
     
     Gjirokastër      8   dhe     16
     
     Peshkopi         6   dhe     13 

     Elbasan           8   dhe     18
     
     Kukës             8   dhe     14     
   
      Korçë            3    dhe      9
    
      Vlorë            10   dhe     21

      Sarandë        10    dhe    21

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët,  i cili do të spostohet për në Lindje të Ballkanit. Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta. Ndërkohë pritet një rritje deri në 2 gradë e temperaturave maksimale.
Era do të fryjë  në drejtimin Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në bregdet do të arrijë deri në 5 ballë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek