Për herë të
parë brenda këtij viti, Shqipëria do të ketë ligjin "Për koopertaivat
bujqësore private", në përputhje të plotë me direktivat e BE-së në këtë
fushë.
Enver Ferizaj, president i Këshillit të
Agrobiznesit Shqiptar, (KASH) u shpreh sot gjatë një takimi kombëtar me
fermerë nga rrethe të ndryshme të vendit, se në zbatim të një prej
detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i MSA-së, në Ministrinë e Bujqësisë,
Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, një grup pune po punon për
hartimin e projektligjit të ri, i cili më pas do të miratohet në Qeveri
dhe në Kuvend.
"Ligji "Për kooperativat bujqësore
private " do të synojë bashkimin me dëshirë të tokave të
fermerëve, deri në 1000 hektarë tokë, si një shembull që duhet të
paraprijë erën e re në kooperativizimin e bujqësisë"-tha Ferizaj. Sipas
tij, sot ka disa shoqata fermere në Divjakë, e Kavajë që ka 50 familje,
të cilët kanë bashkuar 150 ha tokë e prodhojnë perime për treg dhe
eksport. Kjo theksoi ai, është një eksperiencë e cila do të mbështete
me ligj, duke krijuar kështu kooperativat private sipas standardeve
bujqësore evropiane në zonat më të njohura të prodhimit bujqësor apo
blegtoral në vendin tonë.
Ky ligj u
shpreh Ferizaj, pason Ligjin "Për Bujqësinë Shqiptare" i cili u
miratua nga Kuvendi i Shqipërisë vitin e kaluar si dhe Dokumentin për
Zhvillimin Rural në vendin tonë, të cilat, vlerësoi ai janë bazat mbi
të cilat do të mbështetet zhvillimi rural dhe bujqësor vendas
ShtypiDites