-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci shprehet në Vlorë -
Në zgjedhjet e 28 qershorit Policia e Shtetit
do të zbatojë vetëm ligjin, pa u bërë palë me asnjë subjekt politik, u
shpreh sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci,
gjatë takimit me drejtuesit e policisë së disa qarqeve të vendit.
Qëllimi i takimit, të zhvilluar paraditen e sotme në drejtorinë e
policisë së qarkut të Vlorës, ku merrnin pjesë drejtues të
policive Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, ishte
qartësimi i pozicionit të policisë para, gjatë dhe në përfundim të
procesit zgjedhor, si dhe për plan veprimin e miratuar së fundi në
lidhje me marrjen e masave për të parandaluar kultivimin e bimëve
narkotike, bëri të ditur zyra e shtypit e Policisë së Shtetit.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, çdo implikim i punonjësit të
policisë në proçesin zgjedhor, do jetë kthim mbrapa. "Ne si drejtues
qendrorë dhe ju si drejtues në qarqe, do të monitorojmë çdo veprim të
punonjësve të policisë dhe kushdo që do të shkelë ligjin do të
ndëshkohet me masën më të rëndë disiplinore, deri në përjashtim nga
radhët e Policisë së Shtetit", tha Prenci.
Ai
kërkoi gjithashtu forcimin e luftës së policisë për të parandaluar
kultivimin e bimëve narkotike, duke theksuar se më problematike gjendja
paraqitet në zonën e lumit të Vlorës dhe Lazarat, në rrethin e
Gjirokastrës.
Pavarësisht se ky është vit
zgjedhor, theksoi Prençi gjatë takimit, "në këto dy qarqe, por edhe në
qarqe të tjera ku vitin e kaluar është konstatuar kultivim i bimëve
narkotike, të merren masa që të mos lejohet kultivimi i bimëve
narkotike", duke garantuar ndërkohë mbështetje për të luftuar këtë
fenomen.
Ai vlerësoi drejtuesit e policisë për
angazhimin në realizimin e detyrimeve të saj në procesin e anëtarësimit
të Shqipërisë në NATO dhe i informoi ata për vlerësimet pozitive të
ekspertëve të huaj, të ardhur nga BE, për të monitoruar procesin e
liberalizimit të vizave.
Ndërkohë, Prençi kërkoi
nga drejtuesit e drejtorive të bëjnë transparencë të plotë të të gjithë
veprimtarisë së policisë në luftë kundër krimit dhe shkelësve të ligjit.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -4 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -4 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |