Dy ekspozita fotografike,
të hapura në mjediset e pallatit të kulturës "Hasan Prishtina" të
qytetit të Kukësit, u kanë paraprirë festimeve përkujtimore me rastin e
eksodit biblik të kosovarëve të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej
forcave ushtarake e paramilitare serbe në pranverën e vitit '99.
Ekspozitat, të cilat po vizitohen nga banorët e Kukësit, si dhe nga mijëra kosovarë që kanë mbërritur sot në këtë qytet, u bëjnë jehonë ngjarjeve të asaj pranvere.
Habib
Zogaj, autor i njërës prej ekspozitave, ish- fotoreporter i "Kosova e
lirë" dhe "Kosova press" thotë se të 47 fotografitë e paraqitura në
ekspozitën e tij janë kryer në fshehtësi e në
kushte mjaft të vështira. Si ish- luftëtar i UÇK-së, tashmë invalid, ai
shprehet se "përmes fotografive unë dua të tregoj të vërtetën e atyre
ditëve, të tregoj vuajtjet e masakrat e kryera nga ushtria e
paramilitarët serbë".
Ndërkohë, rreth 25 fotografitë e
forografi Jonuz Kola, njëkohësisht drejtor ekzekutiv i shoqatës
"Viktimat e minave e armëve", kanë marrë spunto nga vuajtjet e
kosovarëve ndërsa hynin në Shqipëri.
Aktivitetet në qytetin e
Kukësit, nën moton "Eksodi '99 - marshimi 2009", pritet të vazhdojnë me
veprimtari të tjera sportive e kulturore
ShtypiDites