7 persona, që ushtronin funksione publike, nën akuzën e “korrupsionit pasiv”, u arrestuan paraditen e sotme nga shërbimet e Seksionit Kundër Krimit Financiar, në Drejtorinë e Policisë në kryeqytet.
Burimet zyrtare pranë policisë së Tiranës, konfirmuan sot për ATSH-në se, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, u morr masa e “arrrestit me burg” për shtetasit; Agim Dyllgjeri, 48 vjeç, agjend Doganor, pranë Degës Doganore Tiranë, Ylli Sharri, 46 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë, me detyrë Komisioner pranë Lejeve të Drejtimit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Tranportit Rrugor në Tiranë, Olgert Isa, 27 vjeç, lindur në Delvinë dhe banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier pranues Dokumentash pranë Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Tranportit Rrugor,në Tiranë.
Ndërkohë,
sipas burimeve të policisë , u ekzekutuan masat e sigurimit personal të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me “Detyrim praqitje” për shtetasit
; Frida Guxia, 56 vjeç, lindur e banuese në Shkodër, me detyrë Doganiere, pranë Degës Doganore Shkodër, Sofokli Qose, 42 vjeç, lindur në Gramsh e banues në Tiranë, me detyrë Doganier pranë Degës Doganore Tiranë, Ilmi Krantia, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier pranë Degës Doganore Tiranë.
Pas një hetimi intesiv prej një viti,
nga strukturat e hetimit të krimit financiar në kryeqytet ,nën
drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Task – Forcë, u bë i mundur
dokumentimi i plotë ligjor, i aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve,
të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë bërë të mundur zhdoganimin dhe targimin e automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Sipas burimeve të policisë, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentacionit, shuma e parave që këta shtetas kanë përfituar, varionë nga 4 deri në 5 milion lekë për një zhdoganim dhe targim automjeti.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve, të akuzuar për veprat penale të "korrupsionit pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv në sektorin privat”, dhe “fallsifikm dokumentash”, i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personave të tjerë, që mendohet të jenë të përfshirë në këtë aktivitet korruptiv
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |