SHQIPĖRIA NUK ĖSHTĖ NĖ KRIZĖ TĖ MIRĖFILLTĖ EKONOMIKE

SHQIPĖRIA NUK ĖSHTĖ NĖ KRIZĖ TĖ MIRĖFILLTĖ EKONOMIKE

Instituti i Sociologjisë dhe Fondacioni publik Gjerman “Friedrich Ebert” kanë organizuar sot në Elbasan forumin e dytë rajonal të përbashkët me përfaqësues të institucioneve publike qendrore dhe të pushtetit lokal. Gjithashtu në këtë forum kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sistemit bankar rajonal, të OJF-ve që trajtojnë çështje ekonomike dhe sociale e të biznesit.
Në programin e këtij forumi organizuar në ambjentet e hotel “Univers” ka qenë, kriza financiare botërore dhe efektet e saj në treguesit ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë. Mbi aspektet sociale të krizës financiare botërore dhe kontradiktat e brendëshme të saj ka referuar prof Servet Pellumbi, kryetar i bordit akademik të Institutit të Sociologjisë.  Ndërsa mbi ndikimin e krizës financiare botërore dhe treguesit makroekonomik ka referuar Kryetari i Komisionit Ekonomik të Institutit të Sociologjisë Luan Shahollari, i cili ka deklaruar se Shqipëria nuk është në krizë të mirëfilltë.  Ngritja e sistemit mbrojtës për depozitat është masa e dukshme që ka marrë Banka e Shipërisë,- ka deklaruar në referimin e tij Shahollari


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek