Fakultetet tashmë i kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë Universitetit të Tiranës në lidhje me kuotat e pranimeve për vitin akademik 2009-2010.
"Në total për Universitetin e Tiranës, janë përcaktuar si pranime të mundshme bazuar dhe në kapacitete e fakulteteve rreth 7100 kuota, këto të shpërndara sipas degëve përkatëse”, tha për ATSH-në Prof. Dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës.
Krahasuar me kuotat e propozuara gjatë vitit të shkuar, për këtë vit janë shtuar rreth 800 kuota më shumë të shpërndara në fakultete përkatëse, ndërkohë që numrin më të madh të pranimeve, ashtu siç ndodh çdo vit do t’a ketë Fakulteti i Ekonomikut, Drejtësia, Shkencat e Natyrës e etj.
Kuotat e pranimeve janë propozuar pas rishikimit të kapaciteteve nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Pavarësisht se janë bërë propozimet përkatëse, është Ministria e Arsimit ajo që do të marrë përsipër miratimin e këtyre kuotave, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e shtimit apo pakësimit të tyre-Fakultetet tashmë i kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë Universitetit të Tiranës në lidhje me kuotat e pranimeve për vitin akademik 2009-2010.
“Në total për Universitetin e Tiranës, janë përcaktuar si pranime të mundshme bazuar dhe në kapacitete e fakulteteve rreth 7100 kuota, këto të shpërndara sipas degëve përkatëse”, tha për ATSH-në Prof. Dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës.
Krahasuar me kuotat e propozuara gjatë vitit të shkuar, për këtë vit janë shtuar rreth 800 kuota më shumë të shpërndara në fakultete përkatëse, ndërkohë që numrin më të madh të pranimeve, ashtu siç ndodh çdo vit do t’a ketë Fakulteti i Ekonomikut, Drejtësia, Shkencat e Natyrës e etj.
Kuotat e pranimeve janë propozuar pas rishikimit të kapaciteteve nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Pavarësisht se janë bërë propozimet përkatëse, është Ministria e Arsimit ajo që do të marrë përsipër miratimin e këtyre kuotave, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e shtimit apo pakësimit të tyre
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |