TOPI DEKRETON SHPALLJEN E LIGJIT "PĖR DĖMSHPĖRBLIMIN E ISH-TĖ DĖNUARVE TĖ REGJIMIT KOMUNIST'

TOPI DEKRETON SHPALLJEN E LIGJIT

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi të premten disa ndryshime në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist", i cili synon zgjerimin e rrethit të përfituesve për të krijuar barazi në trajtimin e kësaj shtrese.
Ligji i miratuar nga Kuvendi më 2 prill me votat e maxhorancës, ishte propozuar nga Ministria e Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të iniciativës ligjore të deputetit të PD-së, Astrit Bushati. Ai parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor 1944 - 1 tetor 1991. Diskutimi i ligjit u shoqërua me debate të forta në parlament për shkak të qëndrimeve të kundërta nga të dy palët. Ndërsa maxhoranca e cilësoi ligjin "një akt ligjor dhe njerëzor ndaj ish-të përndjekurve të regjimit komunist", opozita tha se "ai dëmshpërblen kolaboracionistët". 
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi dekretoi sot edhe një ndryshim në ligjin "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek