Sot
në vendin tonë do të jetë mot i alternuar me vranësira dhe kthjellime.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së shtunë vendi
ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik, me një
tendencë në rënie. Masat ajrore në qarkullim do të vazhdojnë të jenë të
ngrohta me origjinë Mesdhetare. Moti do të jete i alternuar me
kthjellime e vranësira të ndërrueshme deri në mesatare. Nuk
përjashtohet ndonjë reshje e dobët lokale.
Era do
të fryjë në drejtimin Veriperëndim-Perëndim me shpejtësi deri në 8
m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 4 ballë.
Temperaturat
më të ulta në zonat malore, ato të ulta dhe bregdetare do të variojnë
nga 5 në 11 gradë, ndërsa ato më të lartat nga 19 në 22 gradë celcius.
Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tiranë 10 dhe 21
Shkodër 9 dhe 20
Durrës 11 dhe 22
Lezhë 8 dhe 21
Kuçovë 6 dhe 22
Gjirokastër 11 dhe 19
Peshkopi 5 dhe 21
Elbasan 9 dhe 22
Kukës 9 dhe 20
Korçë 5 dhe 21
Vlorë 8 dhe 22
Sarandë 10 dhe 22
Ditën e dielë vendi
ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Do të
jetë në qarkullim një masë ajrore e paqëndrueshme, Mesdhetare,
realtivisht e lagësht dhe e ngrohtë. Moti do të jete i alternuar, me
vranësirë te ndërrueshme e kthjellime sporadike. Nuk përjashtohen
reshjet e dobëta lokale.
| Tiranë | 1 | °C | |
| Prishtinë | -9 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -9 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |