Një punonjës i Policisë u ndalua sot nga kolegët e tij të Durrësit, në
vijim të operacionit policor ndaj shitësve të lëndëve narkotike.
Burime
zyrtare nga drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur për ATSH-në
se: “shtetasi Arif Konja, 47 vjec, lindur dhe banues në Rrogozhinë, me
detyrë efektiv i policisë së burgut në këtë qytet është prangosur, nën
akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Burimet
bënë të ditur se në vijimësi të operacionit të koduar “Pastiçieri”,
mesnatën e kaluar në afërsi të pallatit të Sportit në Durrës, ishte
ndaluar shtetasi Besnik Tarko, 39 vjec, lindur në Lushnjë dhe banues në
lagjen 7 të Durrësit, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 16 gram lëndë
narkotike e llojit heroinë. Gjatë dëshmisë, Tarko deklaroi se drogën ia
kishte blerë 47-vjecarit nga Rrogozhina, Konja, i cili u ndalua sot
parasdite.
Ditët
e fundit në kuadër të operacionit “Pastiçieri”, forcat e policisë së
Durrësit kanë ndaluar 6 persona dhe kanë sekuestruar rreth 100 gram
heroinë të përgatitur për shitje.
ShtypiDites