" Po ikim por nuk
e dimë nëse do të vijmë më në raste festash të rëndësishme të vitit apo
në periudhën e verës". Kjo shprehje e emigrantëve në kufi, e thënë
në hyrje apo në dalje të territorit shqiptar nga lodhja e pritja në
doganë, nuk dëgjohet më prej gojës së tyre.
"
Kam ardhur shpesh këto tre vitet e fundit dhe tani rikthehem në
vendlindje sërish për festën e Pashkës ortodokse",- thotë një emigrant
nga Elbasani që sapo ka mbëritur në doganë e Kapshticës.
Asnjë ankesë nuk ka përsa i përket qëndrimit në doganë dhe kryerjes së procedurave të kalimit kufitar si nga pala greke edhe ajo shqiptare.
Të
tjerë emigrantë, vetëm sa shpejtojnë që të mbërijnë sa më parë në
familjet e tyre, të çmallen e të qëndrojnë për disa ditë pranë të
afërmve. Numri në rritje i emigrantëve që rikthehen përkohësisht në
atdhe për pushime në raste festash, është një dëshmi e lehtësirave të
qarkullimit ndërkufitar midis dy vendeve.
Dritan
Sheme, komandant i policisë kufitare në Kapshticë, thotë se që nga
fillimi i muajit Prill, kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë mbi 66 mijë
persona. Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë të festës së Pashkës,
janë regjistruar afro 50 mijë emigrantë të ardhur nga Greqia. "Interesi
për të vizituar vendlindjen ka ardhur në rritje, dhe emigrantët e
shfrytëzojnë këtë në raste festash apo fund viti kur pala greke i
lehtëson për hyrjen në Shqipëri dhe kthimin sërish pranë vendeve të
punës",- thotë Dritan Sheme.
Edhe në
kthim për në vendin fqinj, emigrantët nuk janë përballur me qëndrime të
lodhëshme të procedurave të kalimit të kufirit. Ndërsa nga toka greke
vërshon si në rastin e festës së Pashkës një numur i madh emigrantësh,
edhe në drejtim të shtetit fqinj udhëtojnë shteas shqiptarë që
preferojnë të kalojnë përtej kufirit festën fetare.
Sipas
të dhënave të policisë kufitare në Kapshticë, mbi një mijë udhëtarë në
ditë kanë hyrë gjatë javës së fundit për në Greqi, për të kaluar atje
festën e Pashkës. Asnjë pengesë, zvarritje apo bllokim në të dy anët e
doganës së Kapshticës nuk ka patur për këta shtetas shqiptarë që kanë
zgjedhur të udhëtojnë në këto ditë fluksi të qarkullimit ndërkufitar
për në Greqi.Festës që qytetit të Korçës me
rastin e Pashkës, i bashkohen mijra emigrantë të cilët gëzojnë me të
afërmit, miqtë, pa frikën se i pret mundimi i qarkullimit në kufi
ShtypiDites