Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir
Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit
dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumtërisë së Tij, Anastasios Janullatos,
u përcjell urimet më të ngrohta dhe të përzemërta në ditën e festimit
të Pashkëve, të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen.
“I nderuar Fortlumtëria Juaj Anastasios Janullatos,
Të nderuar besimtarë ortodoksë të Shqipërisë!
Në
atmosferën e gëzueshme të Festës së Pashkëve, ndihem pranë jush dhe
pranë çdo besimtari e familjeje, që pret me mirësi dhe shpresë ditën
kremtuese të ringjalljes së Krishtit, për t’Ju përcjellë urimet më të
përzemërta për paqe, harmoni e shpresë për të ardhmen.
Në
këtë ditë të ringjalljes së shpresës pas sakrificës, përjetojmë
ngadhnjimin e përjetshëm mbi vdekjen dhe kemi rastin të lutemi për më
shumë dashuri për njëri-tjetrin e për familjet tona, në kërkim të një
dimensioni akoma më të lartë të tolerancës e të bashkëjetesës, në të
mirë të Atdheut tonë e të qytetarëve të tij kudo ku ndodhen.
Gëzuar e përshumëvjet Pashkët!
Zoti
i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë e punojnë!” –
përfundon mesazhi i Presidentit të Republikës drejtuar besimtarëve
ortodoksë shqiptarë
ShtypiDites