E DIELA E MADHE E PASHKĖS ...

E DIELA E MADHE E PASHKĖS ...

- Besimtarët ortodoksë në Tiranë kremtojnë festën e Pashkës -

Disa qindra besimtarë ortodoksë kremtuan në të gdhirë të së Dielës, Pashkën, ditën që simbolizon 'ngadhënjimin mbi vdekjen', ringjalljen e Krishtit. Shumë njerëz gjatë orëve të mbrëmjes së të Shtunës, duke u afruar mesnata, u drejtuan drejt hyrjes së Katedrales së Ungjillizimit në Tiranë, ndërkohë që këmbanat tregonin kremtimin e Pashkëve nga të gjithë besimtarët ortodoksë.
Në meshën e mbajtur me këtë rast besimtarëve iu drejtuan mesazhe nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, mesazhe që kishin të bënin jo vetëm me simbolin e kësaj feste, si festë e ringjalljes së Krishtit, por edhe me kuptimin e saj në ditët tona.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas, duke uruar besimtarët e ndodhur jashtë Katedrales së Ungjillizimit në Tiranë, u shpreh: "Festojmë triumfin e pushtetit të Perëndisë së dashurisë, motra dhe vëllezër, Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli ". Ai mbajti para kësaj Shërbesën e Mesnatës, që quhet ndryshe Vigjilja e Pashkës.
Përpara kësaj, ai ndezi qiriun e Pashkës nga "kandili i pashuar", duke uruar besimtarët që "Siguria e Atij, Zotit të dashurisë, që i është dhënë çdo pushtet në qiell dhe mbi dhe, le të na ngrejë optimizmin e lënduar për të ardhmen e botës".
Jashtë Katedrales së Ungjillizimit në Tiranë, mijëra besimtarët qëndronin me qirinj në dorë duke kënduar, "ngjalljen tënde o Krisht shpëtimtar engjëjt në qiell e hymnojnë, vlerësona edhe ne përmbi dhenë me zemër të pastër ty të lavdërojmë".
Sipas traditës ky proçesion i besimtarëve ortodoksë gjatë mesnatës të kujton proçesionin pagëzimor prej errësirës dhe vdekjes së kësaj bote në dritën dhe jetën e Mbretërisë së Perëndisë që kryhej në kishën e vjetër. Në fakt, ky është proçesioni i kalimit të shenjtë prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell, prej kësaj jete në atë që do të vijë.
Besimtarët qëndruan duke mbajtur gjatë gjithë kohës qirinjtë e ndezur, një zakon tradicional ky si për të theksuar: "të çojmë gjendjen e re edhe në shtëpi"


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek