SOT, MOT ME KTHJELLIME, VRANËSIRA DHE SHIRA LOKALE

SOT, MOT ME KTHJELLIME, VRANËSIRA DHE SHIRA LOKALE

Sot, në vendin tonë do të jetë mot i alternuar me vranësira dhe kthjellime, të çrregullta, mesatare dhe të dendura, të shoqëruar me rreshje të dobta lokale shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik, me tendencë zbritje graduale në vlerat normale. Masat ajrore në qarkullim do të jenë të paqendrueshme, të ngrohta dhe të lagta. 
Era do të fryjë në drejtimin jugperëndim-jug me shpejtësi deri në 8 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet 3-4 ballë.
Temperaturat më të ulta në zonat malore, të ulta dhe bregdetare do të variojnë nga 8 gradë, në 12 gradë, ndërsa më të lartat nga 18, 12 dhe 25 gradë celcius.

     Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              13 dhe     24    
     
     Shkodër           13 dhe    20        

     Durrës             12  dhe    23   

     Lezhë              12  dhe    20
    
     Kuçovë           12  dhe   24
     
     Gjirokastër      14   dhe     21
     
     Peshkopi          8   dhe     18 

     Elbasan            13  dhe     21
     
     Kukës               9   dhe     18     
   
      Korçë              9    dhe     18
    
      Vlorë                13   dhe    22

      Sarandë           13    dhe    22

Ditën e martë, vendi do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, ku do të jetë në  qarkullim një masë ajrore e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe rreshje shiu me intensitet deri në mesatare. Parashikohet të ketë një zbritje të lehtë të temperaturave. Deri në në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqendrueshëm. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek