Bojkoti vë në hije konferencën për racizmin

Bojkoti vë në hije konferencën për racizmin
Një konferencë e madhe e Kombeve të Bashkuara për racizmin që fillon sot në Gjenevë, është lënë në hije nga bojkotimi i disa vendeve perëndimore.

Konferenca ka si objektiv të shqyrtojë përparimet e shënuara në luftën kundër racizmit që prej takimit të fundit në Afrikën e Jugut para tetë vjetësh.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli qenë larguar nga ajo konferencë pasi shtetet arabe u përpoqën që ta cilësonin sionizmin si dukuri raciste.

Ato janë ndër vendet që kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës.

Papa Benedikti shprehu përkrahjen e tij për këtë konferencë. Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, tha se ato vende që po e bojkotojnë konferencën, po iu kthenin shpinën viktimave të racizmit.

Po pse ndodh përsëri që përpjekjet e OKB-së për të diskutuar çështjen e racizmit përfundojnë me debate?

Edward Mortimer ka punuar me ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan në konferencën e fundit në vitin 2001.

BBC e pyeti atë nëse ishte i çuditur nga vendimi i këtyre vende për ta bojkotuar konfrencën?

Zoti Mortimer: Mendoj se ky është një debat që vazhdon për një kohë të gjatë, që në vitin 2001 kur u mbajt konferenca për racizmin dhe kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u tërhoqën para se të përfundonte ajo konferencë. Në fakt Bashkimi Evropian, që qëndroi në konferencë, bëri të mundur që dokumenti i konferencës të ndryshohej dhe pjesa më e madhe e asaj që konsiderohej nga Perëndimi si gjuhë ofenduese ndaj Izraelit u hoq. Megjitahtë, kjo nuk mori publicitet të madh, kështu që - të paktën bota Perëndimore - besoi se konferenca e Durbanit përfundoi me një deklaratë kundër semitizmit apo kundër Izraelit, që në fakt nuk është e vërtetë. Kështu që shumë grupe kanë bërë fushatë kundër idesë për të mbajtur një konferencë për të pasuar të parën. Pra, megjithëse është zhgënjim që SHBA po e bojkoton atë, nuk është fare për t'u çuditur.

BBC: Meqë pjesa më e madhe nga gjuha ofenduese në konferencën Durban Një u hoq, dhe SHBA në fakt u përfshi në përgatitjet e konferencës Durban Dy, pse mendoni se u tërhoqën në këtë fazë?

Zoti Mortimer: Jam i sigurt se ka pasur shumë ndërhyrje politike në Uashington, siç bëhet gjithnjë. Aryeja që japin është se ekziston shqetësimi se ende mund të përdoret gjuhë që mund të interpretohet se do të jetë kudër Izraelit, megjithëse nuk do të ketë ndonjë referim të drejtëpërdrejtë kundër Izraelit. Dhe, për shkak të vendosmërisë së vendeve islamike për të përfshirë gjuhë që parandalon ofendimin e Islamit, kjo do të nënkuptonte shkelje të lirisë së shprehjes.

BBC: A nuk është praktikisht e pamundur për të gjetur një përcaktim të pranueshëm për racizmin që nuk do të ofendonte ndonjë interes fetar, kulturor apo politik?

Zoti Mortimer: Ndoshta ka. Dua të them q


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek