KAPSHTICË: FLUKS EMIGRANTËSH DREJT GREQISË PAS FESTIMIT TË PASHKËVE

KAPSHTICË: FLUKS EMIGRANTËSH DREJT GREQISË PAS FESTIMIT TË PASHKËVE

Mijëra emigrantë që kishin ardhur në Shqipëri për të festuar Pashkët, i janë drejtuar paraditen e sotme (e hënë) vendkalimit kufitar të Kapshticës, 25 km larg qytetit të Korçës, për t'u rikthyer në vendet e punës në Greqi, duke shkaktuar kështu rradhë në këtë pikë doganore. 
Dritan Sheme, komandant i policisë kufitare në Kapshticë, tha për ATSH-në  se "nga mëngjesi i sotëm deri në mesditë mbi 2200 emigrantë kanë kryer procedurat e kalimit të kufirit dhe kanë udhëtuar në Greqi". Ndërkohë, sipas tij, dhjetra autovetura dhe disa autobuzë kanë qëndruar për pak kohë në pritje për të kryer këto procedura.  
"Pala shqiptare në doganën e Kapshticës ka rritur në 5 numrin e sportele për të përballuar në një kohë sa më të shkurtër verifikimin e dokumenteve të emigrantëve dhe vendosjen e vulave të kalimit kufitar", tha Sheme duke shtuar se edhe nga pala greke po punohet me 4 sportele, 
Sipas burimeve të policisë kufitare në Kapshticë, me rastin e festës së Pashkës kanë hyrë nga Greqia afro 70 mijë persona


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek