Një grup prej 80 turistë francezë, mes të
cilëve, një grup i Shoqatës A.D.H.E të Universitetit të Sorbonës në
Paris, (Francë), përfaqësues të kompanive të ndryshme të biznesit
francez, historianë, arkeologë, personalitete të njohur francezë në
fushat ekonomike, etj, kanë nisur vizitën e parë turistike nëpër
Shqipëri, ofruar nga agjencia turistike, "Onufri Voyage", me qëndra
në Shqipëri dhe Francë.
Nisur
nga pjesëmarrja në grup e personaliteteve të fushave ekonomike
franceze, si ish-ministri i Ekonomisë, Francis Mer, profesorët e
Ekonomisë, Jacques Marseille dhe Michel Godet, etj, agjencia "Onufri
Voyage", do të organizojë të martën një takim, me temë "Kriza e sotme
botërore dhe Shqipëria", me pjesëmarrjen e intelektualëve,
profesorëve, shoqatës së frankofonisë, etj.
Presidenti
i agjencisë "Onufri Voyage", Gazmend Toska, biznesmen shqiptar që
zhvillon disa aktivitete private prodhuese, kryesisht në industrinë e
tekstilit në Francë, i tha sot ATSH-së, se përmes tureve turistike
Shqipëri-Francë dhe anasjelltas, synon t'u bëjë të njohur Shqipërinë
francezëve, jo vetëm për vlerat e mëdha arkeologjike, historike, por
dhe mundësitë për zhvillimin e bizneseve në fusha të ndryshme.
Në kuadër të turit turistik, grupi francez do të udhëtojë drejt Beratit, Shkodrës, Durrësit, Apollonisë, Gjirokastrës, etj
ShtypiDites