Rreth 40 anëtarë të dyshuar të Kamorrës,
mafia napolitane, janë arrestuar sot në Napoli, në jug, për trafik
ndërkombëtar të drogës, mësohet nga burime pranë policisë italiane.
"Kemi
arrestuar 40 persona të dyshuar si anëtarë të klaneve të ndryshme të
Kamorrës dhe për përfshirje në një trafik të gjerë të drogës lidhje me
Turqinë, Spanjën, Shqipërinë dhe Tunizinë", i bëri të ditur AFP-së një
zëdhënës i prefekturës së policisë së Napolit.
"Gjatë hetimit janë sekuestruar 50 kilogramë kokainë, 30 kilogramë heroinë dhe 200 kilogramë hashash, vazhdon i njëjti burim.
Sips prefekturës, të dyshuarit fusnin nga jashtë qindra kilogramë drogë çdo muaj për ta shitur në Itali.
Në
fund të janarit, rreth 40 anëtarë të dyshuar të Kamorrës edhe këta të
dyshuar për përfshirje në një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar të
trafikut të drogës janë arrestuar në Napoli.
ShtypiDites