SHKOLLA E POLICISË- SHPALLEN KANDIDATET FITUES TË KONKURSIT ME SHKRIM PËR TRE QARQE

SHKOLLA E POLICISË- SHPALLEN KANDIDATET FITUES TË KONKURSIT ME SHKRIM  PËR TRE QARQE

 143 kandidatë për të ndjekur studimet në Shkollën e Policisë nga Qarqet, Tiranë,  Durrës dhe Dibër janë shpallur sot fitues të konkursit me shkrim. 
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot se, "në Qendrën e Formimit Policor u zhvillua testimi me shkrim i 364 kandidatëve nga qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër, që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. 
Sipas Policisë së Shtetit, në përfundim të konkurrimit të ditës së sotme u shpallën fitues të testimit me shkrim 143 aplikantë, të cilët arritën të grumbullonin mbi 60 pikë.
Policia e Shtetit tha se,  korrigjimi i testimit u realizua me skaner dhe kandidatët u njohën me rezultatin brenda ditës.143 kandidatët e shpallur fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit./a.m/


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek