MIRATOHET MARRËVESHJA PËR SHLYERJEN E BORXHIT NDAJ GREQISË

MIRATOHET MARRËVESHJA PËR SHLYERJEN E BORXHIT NDAJ GREQISË

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj greke për shlyerjen e borxhit të rrjedhur nga marrëveshja, ndërmjet Bankës së Shtetit Shqiptar dhe konsorciumit të bankave greke, datë 24.6.1991.
Qeveria shqiptare kishte detyrime të pashlyera ndaj shtetit grek, të krijuara gjatë sistemit komunist. Detyrimet ishin konkretisht ndaj Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportit, në masën 48 milionë dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare, borxhi është marrë gjatë viteve 1987-1991, kur Shqipëria po kalonte momente të vështira ekonomike, ndërsa sistemit komunist po i vinte fundi. Shteti ynë i kishte Bankës Kombëtare të Greqisë 7.5 milionë dollarë, ndërsa diferenca i takon Organizatës së Sigurimit të Kredive të Eksportit


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek