PTK, OPERATORI I KATËRT CELULAR NË SHQIPËRI

PTK, OPERATORI I KATËRT CELULAR NË SHQIPËRI

Komisioni kuvendor për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot në mbrëmje projektin për dhënien në përdorim të operatorit të katërt të telefonise celulare në Shqipëri Postë Telekomunikacionit të Kosovës, në përberje të së cilës janë Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution  dhe ACI Engineering shpk. 
Projekti në fjalë synon t'i japë në përdorim PTK për 15 vjet frekuencen e 4-t këtij konsorciumi, që do të sjellë një frymë të re të liberalizimit të tarifave në sistemin e telefonisë së lëvizshme celulare në vendin tonë si dhe do t'i hapë rrugë konkurrencës së lirë në këtë sektor. 
Në relacionin bashkangjitur këtij projekti theksohet se bashkimi i ofertuesve të përfaqësuar nga PTK paraqiti ofertën prej 7.2 milion euro. Përfaqësues të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, të pranishëm gjatë diskutimit të këtij projekti në komisionin kuvendor, u shprehën se PTK i plotëson të gjitha kriteret dhe konsorciumi i shpallur fitues jep oferten më të mirë për tarifen e bisedës së telefonise mobile, duke e argumentuar këtë me uljen e çmimit të telefonisë së levizshme në tregun vendas.  
Projekti në fjalë u miratua nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin pa votat e opozitës.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek