KAKAVIJË: EMIGRANTËT NË RRADHË PËR SHKAK TË GREVËS TRE ORËSHE TË DOGANIERËVE GREKË

KAKAVIJË: EMIGRANTËT NË RRADHË PËR SHKAK TË GREVËS TRE ORËSHE TË DOGANIERËVE GREKË

Doganierët grekë në pikën kufitare të Kakavijës, që lidh Shqipërinë me Greqinë, zhvilluan sot në mëngjes një grevë tre orëshe, duke krijuar rradhë të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë që rikthehen në vendet e punës në shtetin fqinj, pas festimit të Pashkëve pranë të afërmëve të tyre.
Burime zyrtare policia kufitare shqiptare pohuan për ATSH-në se “prej orës 07.00 deri në orën 10.00, të gjithë punonjësit e doganës greke të Kakavijë, nuk kanë proceduar me shërbime për mjetet motorrike, në shenjë proteste për shkurtimet që pritet të bëhen në këtë sektor në shtetin fqinj".
"Greva e doganierëve grek ishte paralajmëruar disa ditë më parë dhe për këtë arsye autoritetet e policisë kufitare shqiptare kanë marrë të gjitha masat për të përballuar një situatë të tillë”, shprehen të njëjtat burime, duke nënvizuar se "gjatë grevës treorëshe mbi 200 automjete kanë qënduar të pritje të rihapjes së shërbimit doganorë grek".
Edhe një javë më parë doganierët grekë të pikës kufitare të Kakavijës, 25 km lar qytetit të Gjirokastrës, organizuan një grevë të tillë, që u shoqërua me probleme në lëvizjen e udhëtarëve në këtë pikë doganore


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek