SOT, MOT ME VRANËSIRA, KTHJELLIME DHE RESHJE TE DOBTA SHIU LOKALE

SOT, MOT ME VRANËSIRA, KTHJELLIME DHE RESHJE TE DOBTA SHIU LOKALE

Sot, në vendin tonë do të jetë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime, por dhe reshje të dobta lokale shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur për ATSH-në, se vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët, me vranësira të çrregullta, altrenime dhe kthjellime. 
Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë të paqëndrueshme, të lagështa e të ngrohta. Moti do të jetë me vranësira të çrregullta ku nuk përjashtohen dhe reshje të dobta, kryesisht në juglindje të vendit. 
Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Verilindje me shpejtësi 10 m/sek. Valëzimi në bregdet do të arrijë deri në 4 ballë.
Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              11 dhe     20    
     
     Shkodër           11 dhe    18        

     Durrës              11  dhe   22   

     Lezhë               12  dhe   21
    
     Kuçovë            8  dhe   22
     
     Gjirokastër       10   dhe  18
     
     Peshkopi           6  dhe   16 

     Elbasan            11  dhe   21
     
     Kukës               9  dhe    18     
   
      Korçë               6   dhe   18
    
      Vlorë               10   dhe    22

      Sarandë           10    dhe   21

Ditën e premte vendi do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë. Masat ajrore në qarkullim do të jenë të qëndrueshme, të  lagështa e të ngrohta. Moti do të jetë i kthjellët, me vranësira mesatare. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek