META: QEVERIA DHE PUSHTETI VENDOR TË RISHIKOJNË TAKSAT E BIZNESIT

META: QEVERIA DHE PUSHTETI VENDOR TË RISHIKOJNË TAKSAT E BIZNESIT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i kërkoi sot Qeverisë dhe pushtetit vendor të rishohin edhe njëherë taksat që paguajnë tregtarët.
Gjatë një takimi me biznesmenë të vegjël dhe të mesëm në tregun e produkteve ushqimore në Tiranë, Meta tha se “është mëse e qartë që gjendja e këtyre bizneseve është shumë e vështirë dhe po rëndohet nga dita në ditë, jo vetëm për shkak të rënies ekonomike dhe fuqisë blerëse, por njëkohësisht dhe për arsye të rritjes së taksave të ndryshme, të cilat shpesh duken dhe pa kuptim".
Duke u ndalur te disa nga pikat e programit të LSI-së Meta nënvizoi se "ne jemi të vendosur për të përgjysmuar TVSH për 12 produkte bazë ushqimore, me qëllim që të kontribuojmë për uljen e çmimit të ushqimeve dhe njëkohësisht për të ndihmuar sadopak familjet shqiptare".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek