INDRO MONTANELLI, GAZETARI REBEL QË SHKROI DHE PËR SHQIPËRINË

INDRO MONTANELLI, GAZETARI REBEL QË SHKROI DHE PËR  SHQIPËRINË

I cilësuar si një ndër gazetarët më rebelë të kohës së tij, Indro Montanelli u lind 100 vjet më parë, në 22 prill të vitit 1909, në Fucechio, një provincë e Firences në Itali.
Pasi ndërroi shumë qytete, njëri pas tjetrit për shkak të transferimeve të të atit, Montanelli studioi në fakultetin e drejtësisë në Firence dhe u diplomua për Shkenca Politike.
Karrierën e tij si gazetar e nisi në betejat e luftës. Siç shprehet në një artikull të shkruar për të në gazetën "The indipendent", ai i mprehu dhëmbët tek “Paris soir” para se të kalonte në gazetën ku hodhi pjesën më të madhe të shkrimeve të tij, “Corriere della Sera”. 
Në vitin 1935 ai dërgohet si korrespondent i “Paris Soir” dhe merr pjesë në luftën e Etiopisë nga ku dërgonte korrespondencat, të cila më vonë i mblodhi në vëllimin “Ventesimo bataglione di eritreo”. Në vitin 1937 ishte korespondent i gazetës “Messengero” në Spanjë gjatë luftës civile. 
Por, gjatë një shërbimi në këtë kohë, një shkrim i tij u gjykua si fyes për nderin e partisë Fashiste, nga e cila u përjashtua. Në pamundësi për të kryer profesionin e gazetarit ai vendoset në postin e drejtorit të Institutit të Kulturës në Talim si dhe lektor në një Universitet në Estoni.
Pasi u rikthye në Itali, Aldo Boreli, drejtori i “Corriere della sera”, i ofroi një vend pune për të shkruar artikuj udhëtimesh. Pjesë e këtyre udhëtimeve ishte dhe Shqipëria, në prag të pushtimit nga italianët në vitin 1939. Përmbledhjen e korrespodencave në vendin tonë ai e botoi në librin “Shqipëria një dhe një mijë”. Në muajin korrik të vitit 1939 Montanelli u transferua në Gjermani, ku qëndroi deri në fillimin e luftës dhe më pas u zhvendos në kampin polak. 
Korrespondencat e luftës për Indro Montanellin vazhduan gjatë, deri në vitin 1943. Ndërkohë, në vitin 1944  burgoset dhe dënohet me vdekje nga Gestapo mbi një artikull për historitë e dashurive të Duçes, por arrin të largohet dhe të shpëtojë falë ndihmës së nënës së tij. Zhvendoset në Zvicër dhe qëndroi aty deri në përfundim të luftës. Kur u kthye në Itali, në vitin 1945, mori sërish vendin e tij në gazetën “Corriere della sera”. 
Në vitin 1956 shkoi në Hungari nga ku raportonte revolucionet në Budapest. Në vitin 1957 filloi të shkruaj vëllimin “La storia di Roma”. Bashkëpunoi me gazeta të ndryshme deri sa në vitin 1974 u largua nga “Corriere della Sera” për mospërputhshmëri të mendimeve me drejtuesin e asaj kohe Piero Ottone. Në këtë periudhë krijoi gazetën “Il Giornale Nuovo”. 
Pak vite më vonë, në vitin 1977, pësoi një atentat nga Brigada e Kuqe. Në vitin 1994, pak muaj pas kontraditave me Berlusconin, formon një gazetë të re “La Voce”, që për shkak të mundësive të pakta financiare u mbyll. 
Në fund të karrierës së tij, rikthehet tek "Corriere della sera", ku shkruan editorialet dhe në një rubrikë ku u përgjigjet letrave të lexuesve. Indro Montanelli  u nda nga jeta në 22 korrik të vitit 2001, në Milano


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek