Tregu me pakicë i letrave me vlerë të
qeverisë gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2009 u dominua në masën
98.06% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe
1.94% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).
Të
dhënat statistikore të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi tregun
me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë për periudhën janar - mars
2009, flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun
primar" dhe "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar"
përkatësisht me 36.86% dhe 34.36% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Referuar
të dhënave të mësipërme për nga numri i transaksionit, sipas llojit të
investitorëve, individëve apo persona juridikë, shihet se në peshë
specifike më të lartë janë investitorët individë me 98.20 % të totalit
të transaksioneve në këtë treg.
Transaksioni i
llojit "shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" ka pësuar një
ulje prej 547 milionë lekë ose 17.87%, krahasuar me të njëjtën periudhë
të vitit 2008. Po kështu, numri i transaksioneve të këtij lloji ka
pësuar një ulje prej 12.73%.
Ndërkohë,
transaksioni i llojit "blerje nga individët para afatit të maturimit"
gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 ka pasur një rritje prej 14
milionë lekë ose 90.41% krahasuar me periudhën janar - mars 2008,
ndjekur nga një rritje në masën 26% të numrit të transaksioneve.
Krahasuar
me të njëjtën periudhë të vitit 2008, vihet re një rënie në vlerë
absolute e totalit të transaksioneve me rreth 454 milion lekë.
|
lloji i transaksionit |
vlera nominale (në milion lekë) |
ndryshimi (në përqindje) |
|
periudha |
2008 |
2009 |
09/08-1 |
|
shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar |
3,064.32 |
2,516.83 |
(17.87) |
|
individë |
2,733.15 |
2,379.21 |
(12.95) |
|
persona juridikë |
331.17 |
137.63 |
(58.44) |
|
blerje nga individë para afatit të maturimit |
103.07 |
196.26 |
90.41 |
|
individë |
100.45 |
194.36 |
93.50 |
|
persona juridikë |
2.63 |
1.89 |
(27.85) |
| Tiranë | 6 | °C | |
| Prishtinë | -2 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -2 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |