Rreth 350- 400 studentë të sapodiplomuar në rang vendi do të përfitojnë sërish këtë vit nga zbatimi i programit gjashtë mujor "Praktikat profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë”. Ky program, zbatimi i të cilit nisi në muajin shkurt në të gjitha zyrat e punësimit në vend, ka përfshirë deri tani 300 studentë. “Këta të rinj po kryejnë praktika profesionale në 50 subjekte, ku 70% e tyre janë biznese private, me një fond prej 17 milionë lekë”, tha për ATSH-në Vasilika Avdiu, Shefe e Sektorit të Nxitjes së Punësimit në Shërbimin Kombëtar të Punës.
Subjektet që kanë shfaqur interesin për punësimin e studentëve, sipas Avdiut, i përkasin fushës së shëndetësisë, kontabilitetit, juridike, inxhinierisë, etj. Programi funksionon pothuajse në të gjitha rrethet e vendit si Tiranë, Shkodër, Sarandë, Korçë, Devoll, Kolonjë, Tropojë, etj.
Avdiu
tha se priten edhe rreth 100 aplikime të tjera nga studentë të
interesuar. Ata mund të nisin aplikimin pranë Drejtorive Rajonale të
Punës ose në web-in e Ministrisë së Punës.
Ky program, i cili
ka nisur që në 2007, është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa për
Tiranën është pothuaj dyfishuar si fondi, ashtu edhe numri i
përfituesve.
Këtë vit, duke parë interesin e të rinjve dhe
biznesit ndaj programit të praktikave profesionale, Zyra Rajonale e
Punës në Tiranë do të presë nga 100 –150 studentë të diplomuar në 24
muajt e fundit. Në bazë të programit, të rinjtë do të ushtrojnë
profesionin e tyre në subjektet private për gjatë gjashtë muajve.
Projekti "Praktikat profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin
e lartë", fokusohet në subjekte private, pasi aty është mundësia më e
madhe për punësimin e të rinjve të diplomuar.
Vetëm vitin e
kaluar programi ka bërë të mundur punësimin në masën 30- 40% të
studentëve pjesëmarrës”, tha Avdiu, e cila u bëri thirrje të gjithë
studentëve që do të diplomohen këtë vit akademik të aplikojnë për të
kryer praktika profesionale në degën ku ata kanë studiuar, si një
mundësi që do t’u vlejë nga ana profesionale dhe do t'i ndihmojë ata që
të jenë pjesë e tregut të punës.
Falë programit të praktikave
profesionale, të rinjtë që kanë qënë pjesë e tij, kanë përfituar
trajnime në profilin specifik të punës dhe më pas në bazë të aftësive
që ata kanë reflektuar në praktikë, janë inkuadruar në stafet e
kompanive.
Përveç kësaj mundësie, të rinjtë e përfshirë në
këtë program, gjatë praktikës profesionale marrin çdo muaj një
mbështetje financiare nga zyra përkatëse e punësimit, si dhe nga
kontributi për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5 për qind
të pagës minimale.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |