SOT, MOT ME KTHJELLIME,VRANËSIRA, POR DHE SHIRA

SOT, MOT ME KTHJELLIME,VRANËSIRA, POR DHE SHIRA

Sot, në vendin tonë do të jetë mot me kthjellime, vranësira të çrregullta, por nuk përjashtohen dhe shirat. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik. Masat ajrore në qarkullim do të jenë pjesërisht të qendrueshme, relativisht  të lagështa e të ngrohta. Moti do të jetë me kthjellime e vranësira të çrregullta, ku nuk do të mungojnë reshje të dobëta, në orët e paradites.  
Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Lindje me shpejtësi deri në 11 m/sek. Valëzimi në bregdet do të arrijë deri në 5 ballë. 
Temperaturat më të ulta në zonat malore, ato të ulta dhe bregdetare do të variojnë nga 6 në 13 gradë celcius, ndërsa temperaturat më të larta nga 14 në 23 gradë.

     Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              11 dhe     22    
     
     Shkodër           11 dhe    23        

     Durrës              13  dhe   23   

     Lezhë               12  dhe   23
    
     Kuçovë            10  dhe   23
     
     Gjirokastër       12   dhe  18
     
     Peshkopi           4  dhe   16 

     Elbasan            12  dhe    22
     
     Kukës               7  dhe    18     
   
      Korçë               6   dhe    16
    
      Vlorë               12   dhe    22

      Sarandë           12    dhe   23

Ditën e djelë, vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte të motit, që do të jetë me vlera të larta të presionit atmosferik. Masat ajrore në qarkullim do të jenë të paqendrueshme, relativisht të lagështa e të ngrohta. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh, vranesirash të çrregullta, por nuk përjashtohen shirat lokale. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek