KRYEMINISTRI I GREQISË, KARAMANLIS NESËR VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI

KRYEMINISTRI I GREQISË, KARAMANLIS NESËR VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare një ditore në Tiranë, me ftesë të homologut të tij, Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Vizita e Kryeministrit grek nis pas mesdite me një pritje në selinë e qeverisë shqiptare, për të vijuar më pas me një takim tet a tet me homologun e tij, Kryeministrin Sali Berisha mes të cilëve do të ketë bisedime zyrtare dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e Kryeministrit grek përfshin takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topllai, kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama, një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë dhe një takim me Fortlumturinë e Tij, Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

      Programi i vizitës së Kryeministrit të Republikës greke

      Ora 12.50 – 13.00       Ceremonia e pritjes nga Kryeministri Berisha

      Ora 13.00 – 13.20       Takimi tet a tet

      Ora 13.20 – 14.00       Bisedimet zyrtare.

      Ora 14.00 – 14.05       Nënshkrim marrëveshje (Ministrat e Jashtëm)

      Ora 14.10 – 14.30       Konferencë e përbashkët shtypi

      Ora 14.40 – 15.50       Drekë zyrtare dhënë nga Kryeministri Berisha

      Ora 16.00 – 16.30       Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bamir Topi

      Ora 16.40 – 17.10       Takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama  

      Ora 17.20 – 17.50       Takim me Kryetaren e Kuvendit, SH.S.Znj. Jozefina Topalli

      Ora 18.00 – 18.15       Kryeministri Karamanlis mban një fjalë  përshëndetëse në Kuvend

      Ora 18. 20                   Nisja për në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

      Ora 18.30 – 19.00       Takim me Fortlumturinë e Tij Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek