STAMBOLL - GJASHTË POLICË TË PLAGOSUR PAS NJË SHKËMBIMI ZJARRI

STAMBOLL - GJASHTË POLICË TË PLAGOSUR PAS NJË SHKËMBIMI ZJARRI

Gjashtë policë u plagosën sot herët në mëngjes në Stamboll gjatë një shkëmbimi të fuqishëm zjarri  me një person të armatosur, i pozicionuar brenda një apartamenti në bregun aziatik të Stambollit, njoftuan mediat. 
Burri, motivet e të cilit nuk dihen, qëlloi mbi policët që kishin rrethuar ndërtesën e tij të vendosur në një kompleks banesash pranë lagjes Bostanci, sipas kanalit televiziv informativ  NTV. 
Ai refuzonte të dorëzohej, ndërsa ekipe speciale të policisë u çuan në këtë lagje. 
Guvernatori si dhe shefi i policisë së metropolit mbërritën në vendin e incidentit, sipas kanalit televiziv.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek