Një kuti e kampionëve të virusit të
gripit të derrave ka shpërthyer në bordin e një treni në Zvicër duke
plagosur një person, por ndërkohë nuk përbën rrezik për shëndetin e
njerëzve, bëri të ditur sot policia.
Kutia
përmbante epruveta me kampionë të virusit të gripit të derrave, që ka
shkaktuar 150 të vdekur në Meksikë dhe ka infektuar shumë njerëz në
SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Kutia do të dërgohej në
qendrën kombëtare të analizave në Gjenevë, ku shkencëtarët po kryejnë
analizat për gripin te njerëzit, deklaroi policia zvicerane.
Një
grua u lëndua nga shpërthimi i kutisë si rezultat i reaksionit me
akullin e përdorur për ruajtjen e kampionëve të siguruar.
Pas konsultimeve me specialistët, policia vendosi të ndalonte trenin përpara se të mbërrinte në stacionin e Luzianës.
Ekspertët konfirmuan se ky aksident nuk përbën rrezik ndaj shëndetit publik, deklaroi policia.
ShtypiDites