Dy bomba shpërthyen sot në pjesën
qendrore të Stambollit duke shkaktuar dëmtime të lehta, bëri të ditur
rrjeti televiziv "CNN Turk".
Një bombë shpërtheu në një parking
makinash pranë një baze ushtarake në qytetin më të madh të Turqisë,
ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi jashtë një konvikti studentësh në
pjesën aziatike të qytetit, njoftoi rrjeti televiziv.
Policia
nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me këto shpërthime. Bombat sonore
në përgjithësi bëjnë zhurmë të madhe dhe rrallë shkaktojnë dëme
serioze. Shpërthimet e sotme shkaktuan disa dëmtime të vogla ndaj disa
pronave private, bëri të ditur televizioni.
Sulmi erdhi një
ditë pasi policia bastisi vendndodhjen e një militanti të një
organizate të majtë duke vrarë një anëtar të rëndësishëm të saj. Gjatë
aksionit humbën jetën një oficer policie dhe një civil.
Sulmet
me bomba nuk janë të rralla në Turqi, ku grupe ekstremiste të
majta, organizatat separatiste dhe militantët islamik janë akoma aktivë
ShtypiDites