TURQI - MË TEPËR SE 50 TË PLAGOSUR NGA PËRLESHJET ME RASTIN E 1 MAJIT NË STAMBOLL DHE ANKARA

TURQI - MË TEPËR SE 50 TË PLAGOSUR NGA PËRLESHJET ME RASTIN E 1 MAJIT NË STAMBOLL DHE ANKARA

Rreth 50 persona, 36 prej të cilëve policë, janë plagosur në përleshje mes manifestuesve dhe policëve sot në Stamboll dhe Ankara në kuadrin e manifestimeve të 1 majit, që këtë vit ishte një ditë pushimi.
Për herë të parë pas 21 vjetëve, një pjesë e turmës u autorizua të mblidhej në sheshin më të njohur dhe më simbolik të Stambollit, Taksim.
Policia e ndërhyrjes së shpejtë dhe grupe prej 100 manifestuesish që hidhnin gurë, bomba molotov dhe thyenin xhama të bankave dhe dyqaneve në qendër të Stambollit, u përleshën për disa orë.
Guvernatori i metropolit më të madh të Turqisë, Muamer Guler, i deklaroi agjencisë Anadolli se 21 policë ishin plagosur dhe se 108 manifestues ishin arrestuar, shumica të rinj.
Rreth 20 manifestues të tjerë janë plagosur lehtë në incidentet, shtoi ai.
Policia përdori pompa uji, autoblinda dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit e dhunshëm. 
Sipas televizionit NTV, rreth 20 000 policë janë mobilizuar në Stambo


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek