Anëtari i Gjykatës së Lartë amerikane,
David Souter, i quajtur liberal, i deklaroi sot përmes një letre
drejtuar Shtëpisë së Bardhë se do të largohej nga detyra dhe do të
dilte në pension.
"Kur anëtarët e Gjykatës së Lartë të lënë
përkohësisht funksionet e tyre gjatë sezonit veror të këtij viti, kam
vendosur të deklaroj vendimin tim për t'u larguar nga ushtrimi plotë i
detyrave si anëtar i Gjykatë së Lartë", thuhej në letrën e drejtuar
presidentit Barack Obama nga Souter, ku ai deklaronte planin për t'u
larguar nga posti i anëtarit të Gjykatës së Lartë amerikane, detyrë që
është e përjetshme.
Gjykata e Lartë amerikane nis periudhën e pushimeve në fundin e muajit të ardhshëm
ShtypiDites