Disa të tjerë janë plagosur në sulmin në një fshat afër qytetit Mardin.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një familje e tërë prej 6 fëmijëve dhe dy prindërve.
Ministri turk i brendshëm përjashton përfshirjen e ndonjë lëvizjeje kurde të cilat janë aktive në këtë rajon.
Sulmi ndodhi në një dasmë në fshatin Bilge Koyu rreth 20 km në jug-lindje të qytetit Mardin.
Hollësitë ende janë të paqarta por duket sikur sulmi të kete përfshirë armë të zjarrit, automatikë dhe granata dore ndërkohë që në mesin e viktimave ka edhe shumë fëmijë.
Ende nuk ka patur hollësi rreth identitetit te viktimave apo të atyre që dyshohen të jenë sulmues.
Sipas disa njoftimeve nga mediat lokale vrasjet janë rezultat i një grupi me maska të armatosur, por njoftime të tjera fajësojnë grindjet mes familjes së nuses dhe dhëndrit.
Anëtaret e një ose dy familjeve njoftohet të kenë qenë anëtarë të një grupi paraushtarak të mbeshtetur nga shteti të njohur si rojet e fshatit të krijuar ne fillim të viteve 90-të për të luftuar aktivitetet e Partisë Punëtore Kurde ose PKK.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |