IRAN - GAZETARJA E BURGOSUR AMERIKANE I JEP FUND GREVËS SË URISË

IRAN - GAZETARJA E BURGOSUR AMERIKANE I JEP FUND GREVËS SË URISË

Gazetarja e burgosur iraniano-amerikane, Roxana Saberi ka ndaluar një grevë urie, pasi për dy javë kishte refuzuar ushqimin në burgun Evin të Teheranit, tha babai i saj sot për agjencinë Reuters.
Gazetarja 32-vjeçare i dha fund grevës të hënën në mbrëmje pas refuzimit të ushqimit që prej datës 21 prill në shenjë proteste kundër dënimit me tetë vjet burg nga drejtësia iraniane nën akuzat për spiunazh në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi babai i saj, Reza Saberi.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek