SHBA - STUDIM: BANKAT PËRGJEGJËSE PËR PROVOKIM TË QËLLIMSHËM TË KRIZËS FINANCIARE

SHBA - STUDIM: BANKAT PËRGJEGJËSE PËR PROVOKIM TË QËLLIMSHËM TË KRIZËS FINANCIARE

Bankat amerikane dhe evropiane nuk kanë qenë viktima të krizës financiare që shpërtheu në SHBA në 2008-n, por janë fajtore se e kanë provokuar qëllimisht atë, vlerësoi dje një organizatë amerikane e gazetarisë investigative. 
Qendra për Integritet Publik e vlerëson në 25 numrin e organizmave të kredive të pasurive të patundshme, kreditë e të cilave janë në origjinë të krizës së tregut të pasurive të patundshme që shpërtheu në 2007-n dhe që shkaktoi krizën ekonomike. 
Pjesa më e madhe e këtyre organizmave ishin të varura nga bankat amerikane dhe evropiane ose më mirë nuk mund të jepnin kredi me rreziqe të pranuara, të quajtura "subprime" pa pëlqimin e bankave, njoftoi kjo organizatë. 
"Megabankat që financuan industrinë e këtyre kredive nuk ishin viktimë e një kolapsi të paparashikuar të sektorit të financave, siç është thënë ndonjëherë", tha drejtori ekzekutiv i organizatës, Bill Buzenberg.
"Këto banka kanë lehtësuar në mënyrë të qëllimshme financimin e kredive që kërcënojnë tani sistemin financiar", shtoi ai. 
Ky studim u botua ndërkohë që Dhoma amerikane e Përfaqësuesve pritet të miratojë një projektligj që synon krijimin e një komisioni hetimor të pavarur për të shqyrtuar shkaqet e krizës ekonomike, sipas modelit të atij të krijuar pas atentateve të 11 shtatorit 2001.
Qendra për Integritet Publik njoftoi se kishte studiuar të dhënat e qeverisë amerikane që kanë të bëjnë me afro 7,2 milionë kredi me risqe të pranuara nga 2005 - 2007, pikërisht përpara se të plaste kriza e pasurive të patundshme. 
Studimi tregon se këto 25 organizma  kredish të pasurive të patundshme përfaqësonin afro 1.000 miliardë dollarë, ose afërsisht 72 për qind  të kredive hipotekore dhënë huamarrësve jo shumë të qëndrueshëm financiarisht.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek