Autoritetet ruse kanë protestuar për shkak të pjesëmarrjes së Greqisë në manovrat ushtarake të NATO-s në Gjeorgji, njoftoi sot gazeta greke "Ta nea".
Sipas gazetës, ambasada ruse në Athinë para disa ditëve i dërgoi një notë proteste Ministrisë greke të Punëve të Jashtme duke kërkuar shpjegim për pjesëmarrjen greke në manovrat e Aleancës, të cilat i lidh me situatën e brendshme politike në Gjeorgji.
Greqia në këto manovra ushtarake merr pjesë me 23 ushtarë, nga të cilët 10 janë instruktorë në Gjeorgji, ndërsa 13 të tjerë janë oficerë dhe nënoficerë të këmbësorisë
ShtypiDites