EGJIPTI HEDH POSHTË NJOFTIMET PËR ZBULIMIN E GJURMËVE TË URANIUMIT TË PASURUAR

EGJIPTI HEDH POSHTË NJOFTIMET PËR ZBULIMIN E GJURMËVE TË URANIUMIT TË PASURUAR

Egjipti deklaroi sot e njoftimet e medias se inspektorët bërthamorë të OKB-së kishin zbuluar gjurmë të urianiumit të pasuruar në një kompleks reaktorësh egjiptianë, që ishte konsideruar si një çështje e zgjidhur disa vite më parë.
Në një raport të kufizuar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thuhej se inspektorët kishin zbuluar gjurmë uraniumi, por nuk specifikohej nëse ato ishin të një niveli të lartë të pasurimit sa për t'u përdorur për prodhimin e një bombe.
Diplomatët deklaruan se gjurmët nuk ishin të elementeve të pasuruar deri në atë nivel.
Raporti shtonte se Egjipti i kishte sqaruar IAEA-së se besonte që gjurmët e uraniumit të pasuruar (HEU) mund të ishin sjellë në vend përnmes kontenierëve të transportit të kontaminuar nga izotope radioaktive".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hossam Zaki deklaroi se njoftimet e medias ishin "të gabuara" dhe kanë nxitur debatet për arsyet që sollën këto zhvillime.
"Egjipti ka sqaruar agjencisë rrethanat e lidhura me këtë çështje dhe zyrtarët e agjencisë rane dakord me sqarimet e palës Egjiptiane", shtoi Zaki, i cili shtoi se IAEA ka afirmuar gjithmonë planet bërthamore të Egjiptit janë paqësore.
Ai theksoi se çështja ishte diskutuar fillimisht në vitin 2007


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek