HUNGARI - TRAFIKANTI FSHEH HEROINËN... NË VARRIN E GJYSHES

 HUNGARI - TRAFIKANTI FSHEH HEROINËN... NË VARRIN E GJYSHES

Policia hungareze ka zbuluar rreth tre kilogram heroinë, me vlerë afro 180 mijë euro, që ishte fshehur në dy varre në Sopron, qytezë në veriperëndim të Hungarisë, dhe njëri prej varreve i përkiste gjyshes së trafikantit të drogës, tha për mediat sot një zyrtar i policisë lokale.
Sipas zyrtarit, policia hungareze ishte vënë në dijeni nga autoritetet austriake pasi dy hungarezë, banorë të qytezës Sopron, ishin arrestuar ndërsa përpiqeshin të shisnin drogë në Austri. Duke përdorur informacionin e dhënë nga dy të arrestuarit e parë, policia austriake arriti të arrestonte kryetarin e bandës. Pasi është marrë në pyetje nga policia, i arrestuari i tretë ka treguar se droga ishte fshehur në varrezat e qytetit.
Droga e paketuar në 50 qese më pas u sekuestrua nga policia e Sopronit


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek