FRANCË - NJË FËMIJË DY VJEÇ BIE NGA KATI I PESTË, SHPËTON FALË NJË TURISTI RUS

FRANCË - NJË FËMIJË DY VJEÇ BIE NGA KATI I PESTË, SHPËTON FALË NJË TURISTI RUS

Një vajzë 2-vjeçare u rrëzua dje në mbrëmje nga kati i pestë i një ndërtese në qendër të Parisit, përpara se rrëzimi i saj të zbutej për mrekulli nga një turist rus, i cili rastësisht po kalonte poshtë pallatit, mësohet sot nga burime policore.
Sipas këtyre burimeve, fëmija, për të cilën po kujdeseshin gjyshërit, po luante me vëllanë e saj tre vjeç në këtë apartament të rajonit 9 të Parisit. Kur vëllai i saj hapi dritaren nga rruga, vajza e vogël u përkul dhe humbi ekuilibrin.
I alarmuar nga britmat, një turist rus i cili po kalonte atje zbuti rënien e saj. Vogëlushja, e plagosur në kokë dhe në brinjë, u shtrua në spital. Sipas burimit policor, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në mes të prillit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Gjermani. Një fëmijë 5 vjeç kishte rënë nga kati i pestë duke shpëtuar pothuaj pa asnjë dëmtim, vetëm me disa shembje pasi kishte rënë mbi një pellush


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek