Rreth 23 000 kalifornianë rrezikojnë të
braktisin shtëpitë e tyre pasi zjarrëfikësit nuk kanë arritur të marrin
nën kontroll zjarrin që shkatërroi qytetin Santa Barbara, bënë të ditur
autoritetet.
Nga zjarri që përfshiu qytetin u
shkatërruan rreth 75 shtëpi dhe 30 500 persona u evakuan nga kjo lagje
e pasur në perëndim të SHBA-së, e popullarizuar nga njerëz të njohur të
televizionit.
Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
''Autoritetet
morën masa për evakuimin e 23 000 personave të tjerë. Nuk do të mendoja
kurrë se të përdorja këtë formulë, por nata e kaluar ishte një ferr'',
theksoi shefi i zjarrëfikseve të qytetit Santa Barbara, Andy Dimizio.
Më shumë se 2 500 zjarrëfikse u mobilizuan me mbështetjen e 15 helikopterëve dhe avionëve kundër zjarrit.
ShtypiDites