Shirat e rrëmbyeshëm që po bien që prej
fillimit të prillit në rajonet në veri dhe verilindje të Brazilit kanë
shkaktuar të paktën 44 të vdekur, ndërkohë që më shumë se 180 000
persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, njoftoi sot
Mbrojtja Civile.
Shumë të vdekur janë
regjistruar në tetë nga 11 shtete të Brazilit më të prekurat nga
shirat: Ceara (12), Maranhao (9), Paraiba (2), Pernhambouc (1), Bahia
(7) dhe Alagoas (4) në verilindje të vendit, Amazona (8) në veri dhe
Santa Katarina (1) në jug.
Një bilanc
i mëparshëm i qeverisë jepte shifrën një miliardë realë (rreth 500
milionë dollarë) për dëmet e shkaktuara nga shirat në verilindje të
vendit
ShtypiDites