Rrjeti terrorist i al-Kaidës
po konsolidon praninë dhe influencën e tij në Pakistan, mësohet nga
zyrtarë të zbulimit pakistanez dhe amerikan, të cituar dje në mbrëmje
nga "New York Times" në faqen e saj të internetit.
Një
provë e këtij procesi jepet me shpërthimin e fuqishëm më 19 prill të
një kamioni të parkuar në një kamp të al-Kaidës në zonën fisnore në
Waziristani Jugor që u godit nga një raketë e CIA-s.
Sipas
zyrtarëve amerikanë, automjetet përmbanin eksploziv shumë të fuqishëm,
që do të përdorej si bombë dhe që mund të shkaktonte më tepër dëme se
sa sulmi kundër hotelit Marriot në shtator në Islamabad, që shkaktoi më
tepër se 50 të vdekur.
Po sipas
këtyre zyrtarëve, të cituar nga gazeta, përparimi së fundmi i
talebanëve në Swat dhe Buner, më afër Islamabadit se disa zona fisnore,
ka favorizuar rekrutimin e luftëtarëve të rinj nga al-Kaida
ShtypiDites