Fundjava për lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet evropiane ka qenë mjaft pozitive.
Lojtari
Kombëtares Hamdi Salihi vazhdon të shkëlqejë me Riedin në Bundesligën
austriake. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka shënuar dy gola në
ndeshjen që skuadra e tij SV Ried fitoi 4-0 në shtëpi kundër
Matersburgut. Në pjesën e dytë, Salihi shënoi edhe golin e dytë
personal e të katërtin të takimit në të 59-ën. Me dygoleshin e
realizuar dje, sulmuesi është ngritur në kuoten e 11 golave në
kampionat, në 26 ndeshje sezonale të luajtura.
Salihi është grumbulluar sot nga trajneri Artan Bushati për ndeshjen miqësore Shqipëri – Milan dhe pritet të jetë nesër në krye të sulmit shqiptar.
Sulmuesi
shqiptar që aktivizohet tek skuadra e Kievos në kampionatin Italian,
Erjon Bogdani ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen që
Kievo barazoi 2-2 ndaj kampionëve të Italisë, Interit. Bogdani,
megjithëse nuk shënoi krijoi mjaft raste për shënim dhe qe protagonist
në të dy golat e Kievos. Pas ndeshjes Bogdani mori edhe vlerësimet e
teknikut të Interit, portugezit Jose Mourinho, i cili theksoi se ”forca
fizike e Bogdanit e ndihmoi mjaft Kievon në shënimin e golave”.
Lorik
Cana, mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, është në garë për të
fituar çmimin e lojtarit më të mirë të kësaj skuadre në sezonin që
është drejt mbylljes. Emri i 25-vjeçarit kuqezi është përzgjedhur në
listën e faqes prestigjioze sportive në internet “Goal.com”, e cila po organizon nje sondazh online.
Shpjegimi
i “Goal.com” për ecurinë e kapitenit shqiptar në këtë sezon është: “Çdo
skuader e madhe ka nevoje për një lider te madh, dhe Cana
është një i tillë te Marseja në kuptimin e plotë të fjales. Shqiptari
ka bërë një punë shumë të mirë në mesfushë, është energjik,
këmbëngulës, i papërkulur në stilin tij dhe i jep ton lojës së
Olimpikut të Marsejës”
ShtypiDites